Çfarë është Fluori?

Të vërtetat dhe mitet më të përhapura.

Fluori është një mineral që ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve nga prishja duke forcuar smaltin tuaj. Gjendet në një shumëllojshmëri të gjerë produktesh dentare por fatkeqësisht, ka shumë mite rreth përdorimit të tij. Ja cilat janë disa nga mitet më të shpeshta që ne kemi hasur gjatë eksperiencës tone:

Miti #1: Fluori është i rrezikshëm për fëmijët.
Fluori ndihmon në forcimin e smaltit të fëmijëve, duke i bërë dhëmbët e tyre më pak të ndjeshëm ndaj prishjes.

Miti #2: Fluori nuk është natyral.
Fluori është nga elementet më natyrale. Ai gjendet natyrshëm në shkëmbinj, minerale dhe ushqime të caktuara.

Miti #3: Fluori nuk është i sigurt.
Studime të gjera shkencore të kryera gjatë 60 viteve të fundit kanë treguar se fluori është shumë i sigurt. Ai nuk lidhet me kancerin, sëmundjet e zemrës, problemet e veshkave ose probleme të tjera shëndetësore.

Miti #4: Përdorimi i produkteve me fluor shkakton fluorozë të tepërt të dhëmbëve

Gëlltitja e fluorit të tepërt mund të çojë në njolla të bardha të shpërndara nëpër dhëmbë. Por i përdorur në sasinë e duhur, fluori nuk paraqet rrezikshmëri. Për të zvogëluar rrezikun e fluorozës dentare, përdorni sasinë e duhur të pastës së dhëmbëve me fluor ose shpëlarjes së gojës me fluor, gjithmonë të rekomanduar nga dentisti. Ajo fillon që  me eleminimin e mbetjeve apo gurë zave në  dhë mbë  pë r t’iu kthyer atyre pamjen natyrale, e vazhdon me zbardhimin e tyre pë r t’i dhënë  nuancën e dëshiruar.

Por cilat janë disa fakte rreth fluorit, mbi të cilat duhet të keni informacion? 
Ja disa prej tyre:

Fakti #1: Fluori forcon smaltin 

Fluori bllokon kalciumin në dhëmbë, duke reduktuar shkallën e dëmtimit.

Fakti #2: Fluori parandalon prishjen e dhëmbëve

Disa lloje bakteresh mund të shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve duke dëmtuar mineralet e dhëmbëve. Fluori ndihmon në parandalimin e këtij procesi duke e bërë smaltin tuaj rezistent ndaj demineralizimit.

Fakti #3: Njihet si një arritje e shëndetit publik
Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, fluorizimi i ujit u njoh si një nga 10 arritjet më të mëdha të shëndetit publik të shekullit të 20-të. Ky mineral ka reduktuar në mënyrë dramatike shfaqjen e sëmundjeve orale dhe prishjes së dhëmbëve.

Me një mori kaq të gjerë informacionesh shpesh është e vështirë tëcfarë është ë vërtetë dhe cfarë jo.

Fatmirësisht, studime të shumta kanë konfirmuar se uji i fluorizuar dhe produktet dentare me fluor janë të sigurta dhe efektive. 

Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj dentar dhe dëshironi të mësoni më shumë rreth fluorit, mos hezitoni të komunikoni me dentstin tuaj.  Ai është i vetmi që mund t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja.

Shpërndaje në:​

Postimet e fundit

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë