Shëndeti dentar, një pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm.

A e dini se shëndeti i përgjithshëm është i lidhur me shëndetin oral më shumë nga cfarë mund të mendoni?
Njësoj si shumë pjesë të tjera të trupit, goja ka kontakt të shpeshtë me baktere, të cilat në shumicën e rasteve, janë të padëmshme, por duke qenë pika e parë e sistemeve si ai tretës apo respirator, mund të shkaktojnë një sërë problemesh. Larja e përditshme e dhëmbëve, pastrimi i tyre me fill dentar dhe të pasurit një higjenë orale, mbajnë bakteret nën kontroll. Studimet thonë se shëndeti oral është i lidhur ngushtësisht me një sërë problemesh si:

Endokarditi

Infeksion pjesës së brendshme ose valvulave të zemrës (endokardi) , i cili zakonisht ndodh kur bakteret ose mikrobet e tjera nga një pjesë tjetër e trupit tuaj, si goja, përhapen përmes qarkullimit të gjakut dhe ngjiten në zona të caktuara në zemrën tuaj.

Sëmundje kardiovaskulare

Megjithëse lidhja midis shëndetit oral dhe sëmundjeve kardiovaskulare nuk është plotësisht e qartë, disa kërkime sugjerojnë se sëmundjet e zemrës, arteriet e bllokuara dhe goditjet në tru mund të lidhen me inflamacionin dhe infeksionet që mund të shkaktojnë bakteret orale.

Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes

Sëmundje orale si periodontiti ka qenë i lidhur me lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes.

Pneumoni

Disa baktere të marra nëpërmjet gojës mund të depërtojnë në mushkëri, duke shkaktuar pneumoni dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes.

Por si mund të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj oral? 

  • Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, minimalisht për 2 minuta.
  • Përdorni një furçë me qime të buta dhe pastë dhëmbësh me fluor.
  • Pastroni dhëmbët me fill çdo ditë.
  • Përdorni shpëlarës goje për të hequr grimcat e ushqimit të mbetura pas larjes dhe përdorimit të fillit.
  • Ushqehuni shëndetshëm.
  • Zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo tre deri në katër muaj.
  • Bëni kontrolle dentare të rregullta.
  • Shmangni përdorimin e duhanit.

Mos neglizhoni asnjë problem, sado të vogël që lidhet me shëndetin tuaj oral. Konsultohuni me dentistin tuaj për cdo shqetësim apo simptomë. Në mjekësi, shpesh herë, gjërat shkojnë përtej asaj që ne mund të perceptojmë. 

Shpërndaje në:

Postimet e fundit

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë