DDS.MSc Benarda Beqaraj Veliu është një stomatologe profesioniste me mbi 22 vite përvojë në stomatologji. Ajo ka përfunduar specializimin në Kirurgji Orale dhe Implantologji dhe gëzon një përvojë të gjatë e të vlerësuar profesionalisht, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Aktualisht, është lektore në Universiteti Aldent, ku ligjëron në lëndët Implantologji dhe Periodontologji, duke kontribuar aktivisht në formimin akademik dhe klinik të brezave të rinj të stomatologëve. Prej shumë vitesh, ajo është pjesëmarrëse e rregullt dhe referuese në kongrese dhe simpoziume të shkencave mjekësore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
DDS . MSc Benarda Beqaraj Veliu zotëron një spektër të gjerë njohurish bashkëkohore, të ndërtuara mbi një praktikë klinike të konsoliduar dhe një përkushtim maksimal ndaj pacientit. Që prej vitit 2004, ajo është gjithashtu e diplomuar në Teknikë Laboratorike Dentare, çka i mundëson një qasje të integruar, precize dhe të personalizuar në trajtimet protetike estetike dhe funksionale, duke kushtuar vëmendje të veçantë çdo detaji të rezultatit final.
Formimit të saj profesional nuk i mungon as Masteri 1-vjeçar në Ortodonci, i ndjekur nën drejtimin e Profesor Renzo Sorato, duke plotësuar në mënyrë të balancuar kompetencat e saj në trajtimet ortodontike funksionale dhe estetike.
Ajo është e vetmja specialiste në Shqipëri e formuar në mënyrë të avancuar në menaxhimin e indeve të buta (periodontologji mbi dhëmbë dhe implante), përmes programit special të Masterit Universitar të nivelit të dytë në “Soft Tissue Management Around Teeth and Implants”. Ky program është zhvilluar në Università di Bologna, nën drejtimin e Professor Giovanni Zucchelli, autoritet botëror në periodontologjinë estetike.
Masteri i nivelit të dytë është fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin klinik të patologjive të indeve të buta rreth dhëmbëve dhe implanteve, duke përfshirë teknikat kirurgjikale mukogingivale, trajtimin e recesioneve gingivale, rigjenerimin periodontal dhe terapitë e avancuara të indeve të buta mbi implante. Ky formim i thelluar i garanton doktoreshës një ekspertizë të specializuar dhe të nivelit ndërkombëtar.
Prej shumë vitesh, Doktoreshë Benarda aplikon me sukses teknikën BOPT (Biologically Oriented Preparation Technique), një metodë moderne dhe shumë e avancuar në stomatologjinë protetike dhe estetike. Ajo është trajnuar personalisht nga Profesor Ignazio Loi në Padova, si pjesë e kursit zyrtar intensiv të Prof. Loi, në bashkëpunim me Dr. Marcon. Falë këtij formimi të drejtpërdrejtë, ajo është ndër të paktat profesioniste në Shqipëri të certifikuara personalisht nga vetë profesori për aplikimin e teknikës BOPT, duke ofruar rezultate estetike dhe biologjike afatgjata, me respekt maksimal të indeve të buta dhe harmonisë gingivale.



![megi[1]](https://benardabeqaraj.com/wp-content/uploads/2025/12/megi1-1-1024x576.png)