Endodonti

Trajtimet endodontike mbulojnë të gjitha aspektet e riparimit dhe trajtimit të një dhëmbi, brendësia e së cilit është e dëmtuar ose ka risk të lartë dëmtimi. Këto lloj trajtimesh, kryesisht kirurgjikale, parandalojne ose trajtojnë infeksionet e rrënjës së dhëmbit, pastrojnë kanalet e tyre, pëe të parandaluar kështu një sërë komplikacionesh të mëtejshme. Ndërkohë që të gjithë endodontistët janë dentistë, vetëm 3% e dentistëve janë endodontistë.

Cfare ndodh pas trajtimit kanalar?

Pasi procedura te kete perfunduar teresisht, dentisti juaj mundet qe brenda disa diteve te vazhdoje me rindertimin e dhembit dhe procedurat e tjera. Per tu siguruar qe dhembet jane te mbrojtur, dentisti juaj do te vendosi se cili lloj rindertimi eshte i duhuri per rastin tuaj. Ai mund te jete mbushje e thjeshte, mbushje me vide apo kellef

Komplikimet gjate trajtimeve endodontike apo kirugjise endodontike jane te rralla. Megjithate nese do te jete nevoja mjeket tane jane ne dispozicion per tju pergjigjur kerkesave tuaja. Zakonisht trajtimi endodontik kushton shume me pak se heqja e dhembit dhe zevendesimi me ure apo me implant.

Ritrajtimi endodontik

Cdo dhemb i trajtuar nga endodonti mund te zgjase njesoj sa dhembet e tjere natyral per sa kohe qe merr kujdesin e duhur. Megjithate problemet mund te vazhdojne te egzistojne edhe pas trajtimit endodontik si pasoje e deshtimit dhe pacienti te vazhdoje te kete bezdi. Ne keto raste bezdia mund te vazhdoje per disa muaj apo edhe vite. Mund te ndodhi gjithashtu qe pacienti te mos ndjeje shqetesime por ne radiografi te behet i dukshem infeksioni. Ne keto raste eshte i nevojshem ritrajtimi.

Shkaqet e deshtimit te trajtimit kanalar mund te jene:

  • Kanalet e ngushta apo te kthyera nuk jane pastruar mire gjate trajtimit fillestar
  • Kanalet nuk ja gjetur fare dhe si pasoje nuk jane pastruar gjate trajtimit fillestar
  • Pas trajtimit kanalar nuk eshte bere rinderimi i dhembit ne kohen e duhur
  • Mbyllja jo e mire e mbushjes apo kellefit ka shkatuar kontaminimin e pjeses se brendshme te dhembit

Edhe pasi trajtimi eshte bere ne menyren e duhur ka raste kur infeksioni mund te shfaqet me vone. Raste te tilla jane:

  • Kur karies i ri mund te shkaktoje ekspozim te mbushjes se kanalit duke e kontaminuar sistemin kanalar
  • Kur kurora apo mbushja thyhen apo shqiten

Ne menyre qe te arrije tek kanalet, dentisti duhet te heqi mbushjen apo kuroren edhe te filloje serisht pastrimin e kanaleve. Mbyllet provizorisht kaviteti me nje paste provizore. Per te perfunduar rindertimin e dhembit do tju duhet te ktheheni serisht tek dentisti nje dite tjeter.

Në klinikën tonë do të gjeni të gjitha shërbimet endodontike duke filluar që nga trajtimi i nervave të dhëmbëve, infeksioneve, trajtimi i kanaleve si edhe ndërhyrje kirurgjikale. 

Foto Nga pacientët ​

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë