Pedodonti
Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve.
Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.
Për vetë natyrën dhe brishtësinë e fëmijëve, kjo disiplinë kërkon jo vetëm profesionalitet, por edhe një qasje miqësore ndaj tyre. Prandaj në klinikën tonë, mbas trajtimit të tyre, ne i shpërblejmë të vegjlit tuaj për guximin dhe durimin e treguar. Duke kombinuar kujdesin dhe delikatesën maksimale kundrejt pacientëve tanë të vëgjël, me përdorimin e teknologjive të fundit, ne sigurojme një trajtim efikas të problemeve siç janë, heqja e dhëmbëve, mbushja e tyre si dhe cdo nevojë tjetër.