• Protezat e lëvizshme: Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
  1. Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
  2. Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
  3. Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike
  4. Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
  5. Vide e derdhur: është një lloj vide metalike e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.