Implantologji Dhe Kirurgji Orale

Rreth 50% e të rriturve humbasin një ose më shumë dhëmbë në një moment të jetës së tyre. 
Humbja e një dhëmbi shkakton pasoja afatgjata sic mund të jenë:

  • Vështirësi gjatë ushqimit 
  • Vështirësi në të folur 
  • Sëmundje e mishrave të dhëmbëve dhe prishje e tyre

Zgjidhja më e mirë në raste të tilla janë Implantet.

Implantet

janë vida të vogla, të cilat prodhohen me material titaniumi ose material tjetër biokompaktibël, dhe vendosen në kockat e nofullës së poshtme apo të sipërme.
Ato zëvendësojnë pjesën e rrënjës së dhëmbit të humbur dhe shërbejnë edhe si mbështetje për dhëmbin që do të vendoset.
Teknika për vendosjen e implanteve ka përparuar shumë dhe sot tek pacientet implantet vendosen për një periudhë shumë të shkurtër, pa dhimbje dhe me besim të madh tek ekspertët.
Implantet dentare luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës, duke ju dhënë mundësinë të flisni, buzëqeshni dhe jetoni me vetëbesim.
Në klinikën tonë ne ofrojmë implante dentare moderne, të cilat falë materialeve dhe teknologjisë së përdorur,  janë rezistente,të qëndrueshme dhe kanë një pamje natyrale.
Të gjitha trajtimet kryhen në anestezion lokal dhe janë plotësisht pa dhimbje për pacientin.

Kirurgjia Orale

është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.
Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale:
→Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.
→Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave.
→Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.

Foto Nga Pacientët​

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë