Kozmetika Dentare! Katër Procedurat më të përdorura!

Prej disa vitesh, kozmetika dentare nuk është  më  një  koncept i ri. Eshtë  një  disiplinë  që  i vjen në  ndihmë  gjithësecilit që  do të  përmirësojë  aparencën nëpërmjet faktorit më  të  rëndësishëm; buzëqeshjes. Procedurat që  ndërmerren për një  transformim të  tillë  janë  të  shumta, dhe ajo cfarë  vlen të  theksohet, është se secila jep rezultate të  ndryshme nga tjetra. Por cilat konsiderohen si procedurat më  të  njohura të  kozmetikës dentare? Duke marrë shkas nga eksperienca personale shumë vjecare, do ta filloja me atë që njihet e kërkohet më  gjerësisht:

01.

Zbardhimi i Dhëmbëve

02.

Rregullimi i mishrave të dhëmbëve

Me kalimin e viteve, dhë mbë t fillojnë  të  konsumohen dhe humbasin ngjyrën e tyre si pasojë  e ushqimeve, pijeve apo zakoneve jo të  shëndetshme si pirja e duhanit. Në  këtë  fazë , secili dëshiron që  t’i kthejë  dhëmbëve shkëlqimin e munguar, i cili mund të  arrihet në pë rmjet procedurë s së  zbardhimit të  tyre. 

Ajo fillon që  me eleminimin e mbetjeve apo gurë zave në  dhë mbë  pë r t’iu kthyer atyre pamjen natyrale, e vazhdon me zbardhimin e tyre pë r t’i dhënë  nuancën e dëshiruar.

Një  procedurë  e tillë  bëhet kur vija e mishrave është  e pabarabartë . Një  parregullësi e tillë  bën që  një  ose disa dhë mbë  mos të  jenë  në  nivelin e duhur krahasuar me dhëmbët e tjerë . 

Duhet thënë  se kjo procedurë  e përmirëson dukshëm buzëqeshjen e pacientëve. 

03.

Implantet

04.

Aparatet e dhëmbëve

Implantet dentare përdoren për të zëvendësuar dhëmbët e humbur ose të dëmtuar. Stomatologu vendos një vidë të vogël titani në vendin e dhëmbit që mungon, e cila shërben si themel shumë i fortë për vendosjen e kurorës së përhershme. Implantet janë pothuajse të padallueshme nga dhëmbët natyralë përreth. Ajo cfarë iu sugjerojmë gjithmonë pacientë ve tanë është të praktikojnë higjenë të kujdesshme orale si gjatë periudhës së vendosjes së implantit ashtu edhe pas përfundimit të procedurës.
Aparatet e dhëmbëve, të njohur ndryshe si telat, jo vetëm korrigjojnë formën e dhëmbëve të vendosura jo si duhet, por edhe përmirësojnë shëndetin e pamjen e jashtme të pacientëve. Ekziston një stereotip shumë i gabuar, sipas të cilit fëmijëria është e vetmja periudhë e përshtatshme për të vendosur aparatin dentar. E vë rteta ë shtë se nuk ekziston asnjë limit moshe për cilindo që ka nevojë të përmirë sojë strukturën e dhëmbëve. Të aplikuara në mënyrën e duhur, procedurat e kozmetikës dentare, kanë fuqinë që bashkë me aparencën, të ndryshojnë edhe jetën e pacientë ve që i nënshtrohen. Asgjë më mire se sa impakti që kemi kur shohim një buzëqeshje të bukur nuk mund ta vërtetojë efektin e saj.

Shpërndaje në:​

Postimet e fundit

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë