Kozmetika Dentare! Katër Procedurat më të përdorura!
Prej disa vitesh, kozmetika dentare nuk është më një koncept i ri. Eshtë një disiplinë që i vjen në ndihmë gjithësecilit që do të përmirësojë aparencën nëpërmjet faktorit më të rëndësishëm; buzëqeshjes. Procedurat që ndërmerren për një transformim të tillë janë të shumta, dhe ajo cfarë vlen të theksohet, është se secila jep rezultate të ndryshme nga tjetra. Por cilat konsiderohen si procedurat më të njohura të kozmetikës dentare? Duke marrë shkas nga eksperienca personale shumë vjecare, do ta filloja me atë që njihet e kërkohet më gjerësisht:
01.
Zbardhimi i Dhëmbëve
02.
Rregullimi i mishrave të dhëmbëve
Me kalimin e viteve, dhë mbë t fillojnë të konsumohen dhe humbasin ngjyrën e tyre si pasojë e ushqimeve, pijeve apo zakoneve jo të shëndetshme si pirja e duhanit. Në këtë fazë , secili dëshiron që t’i kthejë dhëmbëve shkëlqimin e munguar, i cili mund të arrihet në pë rmjet procedurë s së zbardhimit të tyre.
Ajo fillon që me eleminimin e mbetjeve apo gurë zave në dhë mbë pë r t’iu kthyer atyre pamjen natyrale, e vazhdon me zbardhimin e tyre pë r t’i dhënë nuancën e dëshiruar.
Një procedurë e tillë bëhet kur vija e mishrave është e pabarabartë . Një parregullësi e tillë bën që një ose disa dhë mbë mos të jenë në nivelin e duhur krahasuar me dhëmbët e tjerë .
Duhet thënë se kjo procedurë e përmirëson dukshëm buzëqeshjen e pacientëve.