Miti #1: Fluori është i rrezikshëm për fëmijët.
Fluori ndihmon në forcimin e smaltit të fëmijëve, duke i bërë dhëmbët e tyre më pak të ndjeshëm ndaj prishjes.
Miti #2: Fluori nuk është natyral.
Fluori është nga elementet më natyrale. Ai gjendet natyrshëm në shkëmbinj, minerale dhe ushqime të caktuara.
Miti #3: Fluori nuk është i sigurt.
Studime të gjera shkencore të kryera gjatë 60 viteve të fundit kanë treguar se fluori është shumë i sigurt. Ai nuk lidhet me kancerin, sëmundjet e zemrës, problemet e veshkave ose probleme të tjera shëndetësore.
Miti #4: Përdorimi i produkteve me fluor shkakton fluorozë të tepërt të dhëmbëve
Gëlltitja e fluorit të tepërt mund të çojë në njolla të bardha të shpërndara nëpër dhëmbë. Por i përdorur në sasinë e duhur, fluori nuk paraqet rrezikshmëri. Për të zvogëluar rrezikun e fluorozës dentare, përdorni sasinë e duhur të pastës së dhëmbëve me fluor ose shpëlarjes së gojës me fluor, gjithmonë të rekomanduar nga dentisti. Ajo fillon që me eleminimin e mbetjeve apo gurë zave në dhë mbë pë r t’iu kthyer atyre pamjen natyrale, e vazhdon me zbardhimin e tyre pë r t’i dhënë nuancën e dëshiruar.
Ja disa prej tyre:
Fakti #1: Fluori forcon smaltin
Fluori bllokon kalciumin në dhëmbë, duke reduktuar shkallën e dëmtimit.
Fakti #2: Fluori parandalon prishjen e dhëmbëve
Disa lloje bakteresh mund të shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve duke dëmtuar mineralet e dhëmbëve. Fluori ndihmon në parandalimin e këtij procesi duke e bërë smaltin tuaj rezistent ndaj demineralizimit.
Fakti #3: Njihet si një arritje e shëndetit publik
Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, fluorizimi i ujit u njoh si një nga 10 arritjet më të mëdha të shëndetit publik të shekullit të 20-të. Ky mineral ka reduktuar në mënyrë dramatike shfaqjen e sëmundjeve orale dhe prishjes së dhëmbëve.
Me një mori kaq të gjerë informacionesh shpesh është e vështirë tëcfarë është ë vërtetë dhe cfarë jo.
Fatmirësisht, studime të shumta kanë konfirmuar se uji i fluorizuar dhe produktet dentare me fluor janë të sigurta dhe efektive.
Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj dentar dhe dëshironi të mësoni më shumë rreth fluorit, mos hezitoni të komunikoni me dentstin tuaj. Ai është i vetmi që mund t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja.