Procedura Estetike​

Filler

Fillerat e fytyrës dhe buzëve janë substanca të cilat merren me anë të injektimit. Ato mbushin linjat dhe rrudhat e fytyrës, duke dhënë volum në zona si buzët apo faqet.
Fillerat zgjasin mesatarisht nga gjashtë deri në tetëmbëdhjetë muaj, por jetëgjatësia e tyre varet nga lloji i fillerit i cili injektohet.
Por cfarë duhet pasur parasysh para injektimit?
Procedura është një procedurë e thjeshtë dhe e sigurt, por vetëm nëse bëhet nga një profesionist.
Sigurohuni që mjeku i cili do të kryejë procedurën të jetë në standarded e duhura sa i përket trajnimeve, kualifikimeve dhe aftësive. Shmangni kategorikisht praktikuesit të cilët nuk përmbushin kushtet minimale të kualifikimeve.

Botox

Botox është një protein neurotoksike e cila injektohet në muskul me qëllim bllokimin e transmetimit të sinjalit që vjen nga nervi duke relaksuar përkohësisht muskulin përkatës dhe rrjedhimisht zbehjen ose zhdukjen e rrudhave.
Procedura zgjat pak minuta dhe rezultati është i dukshëm pas ditës së tretë të injektimit.
Efektet e botoksit si zvogëlimi i rrudhave dhe rigjenerimi i fytyrës janë të qëndrueshme për rreth 4-6 muaj pas trajtimit kjo në varësi të zonës ku injektohet.

Botox

It is a long established fact that a reader will be distracted by the readable content of a page when looking at its layout. The point of using Lorem Ipsum is that it has a more-or-less normal distribution of letters, as opposed to using ‘Content here, content here’, making it look like readable English. Many desktop

Mezoterapi

Mezoterapia është një trajtim i cili përdor mikroinjektime të përsëritura për t’i prezantuar vitaminat, oksidantët dhe mineralet mesodermës, ose sic njihet ndryshe shtresës së mësme të lëkurës.
Injeksionet përdoren në fytyrë, skalp, qafë, gjoks, dekolte, duar, strija dhe zona të lokalizuara të akumulimit të yndyrës.
Mesoterapia zakonisht kërkon një seri prej 3-15 seancash trajtimi, të realizuara në intervale 2-javore.
Eshtë një nga trajtimet më të njohura për celulitin, rrathët e syve, rrudhat, shenjat dhe rikthimin e shkëlqimit të lekurës.

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë

Lini të dhënat tuaja dhe ne do ju kontaktojmë