Pasojat e humbjes së dhëmbëve
Humbja e dhëmbëve përbën një problem të rëndësishëm shëndetësor me pasoja funksionale, estetike dhe psikologjike. Ajo mund të vijë si rezultat i kariesit dentar, sëmundjeve periodontale, traumave ose faktorëve të lidhur me moshën.
Nga pikëpamja funksionale, mungesa e dhëmbëve ndikon drejtpërdrejt në procesin e përtypjes, duke kufizuar përzgjedhjen e ushqimeve dhe duke ndikuar në cilësinë e ushqyerjes. Gjithashtu, ajo mund të shkaktojë çrregullime në artikulimin e të folurit.
Në aspektin oral, humbja e një dhëmbi çon shpesh në migrimin e dhëmbëve fqinjë dhe antagonistë, duke shkaktuar çrregullime okluzale. Mungesa e stimulimit të kockës alveolare kontribuon në resorbimin progresiv të saj, çka mund të komplikojë trajtimet e mëvonshme protetike ose implantologjike.
Nga ana estetike dhe psikologjike, ndryshimet në strukturën e fytyrës dhe në buzëqeshje mund të ndikojnë negativisht në vetëvlerësim dhe në ndërveprimet sociale të individit.
Në përfundim, humbja e dhëmbëve kërkon vëmendje dhe trajtim të hershëm, ndërsa parandalimi mbetet thelbësor përmes higjienës së mirë orale dhe kontrolleve të rregullta stomatologjike.
Zgjidhja më e mirë në raste të tilla janë Implantet.
Implantet Dentare
Zgjidhja më efektive dhe afatgjatë në rastet e mungesës së dhëmbëve janë implantet dentare.
Implantet janë struktura në formë vide, të prodhuara nga titani ose materiale të tjera biokompatibile, të cilat vendosen në kockën e nofullës së sipërme ose të poshtme. Ato zëvendësojnë rrënjën e dhëmbit të munguar dhe shërbejnë si bazë e qëndrueshme për vendosjen e kurorave apo punimeve protetike.
Falë avancimeve të vazhdueshme në teknologjinë dentare, procedura e vendosjes së implanteve sot realizohet në një kohë relativisht të shkurtër, me komoditet maksimal për pacientin dhe pa dhimbje, duke garantuar siguri dhe rezultate të qëndrueshme.
Implantet dentare kanë një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në rikthimin e funksionit përtypës, por edhe në përmirësimin e estetikës dhe cilësisë së jetës. Ato i mundësojnë pacientit të flasë, të buzëqeshë dhe të ushqehet me vetëbesim.
Në klinikën tonë ofrohen implante dentare moderne, të karakterizuara nga rezistencë e lartë, qëndrueshmëri afatgjatë dhe një pamje natyrale e punimeve protetike mbi to.
Të gjitha trajtimet realizohen nën anestezi lokale, duke siguruar një përvojë të rehatshme dhe të sigurt për pacientin.
Kirurgjia Orale dhe Implantologjia
Kirurgjia orale dhe implantologjia përfaqëson një degë të specializuar të stomatologjisë, e fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të patologjive të kavitetit oral. Kjo fushë luan një rol thelbësor në ruajtjen e shëndetit oral, si dhe në rikthimin e funksionit dhe estetikës dentare.
Dr. Benarda Beqaraj ka përfunduar specializimin 3-vjeçar në këtë profil në vitin 2017, duke u dalluar për rezultate të shkëlqyera akademike dhe profesionale.
Ndër ndërhyrjet më të shpeshta të realizuara në kuadër të kirurgjisë orale përfshihen:
- Ekstraksioni dentar, si një procedurë bazë në rastet e dëmtimeve të pakthyeshme të dhëmbit
- Heqja kirurgjikale e dhëmballëve të pjekurisë dhe e dhëmbëve të retinuar
- Ekstraksione për indikacione ortodontike, me qëllim krijimin e hapësirës për rreshtimin korrekt të dhëmbëve
- Heqja e rrënjëve të mbetura, të cilat paraqesin rrezik për zhvillimin e infeksioneve kockore dhe formimin e kisteve
- Vendosja e implanteve dentare për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar
- Trajtimi kirurgjikal i infeksioneve orale dhe abscesëve
- Rezeksioni apikal (apikoektomia), për trajtimin e infeksioneve në majën e rrënjës së dhëmbit
- Trajtimi i kisteve dhe lezioneve të tjera patologjike në kockën e nofullës
- Ndërhyrje për rigjenerimin kockor dhe ngritjen e sinusit (sinus lift), në funksion të implantologjisë
- Kirurgjia periodontale për trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve
Këto ndërhyrje realizohen me standarde të larta profesionale, duke synuar parandalimin e komplikacioneve dhe përmirësimin e shëndetit oral në tërësi.
Foto Nga Pacientët